Presidenti Meta, mesazh ish-ministri të PS: Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar publikisht ish-ministrin e PS-së, Elmaz Sherifi lidhur me shqetësimin për shkeljen e Kushtetutës nga qeveria “Rama”.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shprehet se “nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet. Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti! Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre! Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë! Mirësevini të gjithë në 2 mars!”.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

“Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.

Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.

Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!

Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!

Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!

Mirësevini të gjithë në 2 mars! “.

Lexoni edhe…

Presidenti Meta: Autorët e grushtit të shtetit do paditen në SPAK. Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen

PD: Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. SPAK të nisë hetimet

Ylli Manjani: Të gjithë në PS e pranojnë që kanë shkelur Kushtetutën

Bushati: Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

Deputeti: Gjonaj që nuk drejton dot as drejtorin e Burgjeve, akuzon Presidentin

SPAK bëjë arrestime për dosjen e Gjykatës Kushtetuese, falsifikimet janë haptazi kriminale

Mustafaj: Demokracia është e rrezikuar. Qëndrimet e Presidentit Meta janë të drejta

 

SHKARKO APP