FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta, mesazh në televizion kombëtar italian “Rai Uno”: Kurajo Itali! Së bashku do t’ja dalim!

Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar sot në televizionin italian “Rai Uno” për të falënderuar artistin italian që luajti himnin kombëtar të Shqipërisë.

Artisti italian Marcelo, në emisionin “Storie Italiane” mori falenderimin e drejtpërdrejt të Presidentit Ilir Meta. Në një lidhje direkte nga zyra e tij për Rai Uno, Meta u shpreh në gjuhën italiane: “Mirëdita nga Tirana. Marcelo, faleminderit që këndove himnin e Shqipërisë. Të ndjejmë pjesë të së njëjtës familje shqiptare. Shqipëria e Italisë, shqiptarë italiane, do t’ia dalim, forca dhe kurajë për të rinjtë për familje, për të ardhmen e shteteve tanë. Ju uroj gëzuar pashkët të gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria, rroftë Italia”.

Pas ndihmës me 30 mjekë dhe infermierë artisi Marcelo, në shenjë falënderimi për Shqipërinë, luaji himnin kombëtar të Shqipërisë në skenë të improvizuar gjatë karantinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/657831978351698/?vh=e&d=n

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?