Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Princit Philip: Figurë kryesore në familjen mbretërore britanike

Placeholder Image

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut, të cilin e konsideron një figurë kryesore në familjen mbretërore britanike prej gati shtatë dekadash.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

I trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta i Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut, bashkëshorti i Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabetë dhe një figurë kryesore në familjen mbretërore britanike prej gati shtatë dekadash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar, më i gjati në historinë britanike, duke luajtur një rol kryesor sidomos në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe përkushtuar në veprimtaritë e tij shembullore humanitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke u shprehur ngushëllimet e mia dhe të popullit shqiptar Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore dhe popullin britanik, lutemi që shpirti i Tij të prehet në paqe!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?