Presidenti Meta: Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë në Itali
Kreu i shtetit Ilir Meta ka përshëndetur sot ekipin mjekësor nga Shqipëria që do të ndihmojnë Italinë në përballimin e situatës së koronavirusit.
Në një mesazh në Facebook Presidenti Ilir Meta ka publikuar videon e mbërritjes së mjekëve shqiptarë në Itali dhe fjalën e mirëseardhjes nga ministri i Jashtëm italin, Luigi Di Maio.
“Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë. #AndràTuttoBene ??❤??”,– shkruan Presidenti Ilir Meta.
https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/2898407056872215/