Presidenti Meta: Mirënjohje për artistët që na kanë lënë një trashëgimi të pasur kulturore

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar sot me skulptorin Ermir Grezda. Në një mesazh në facebook Presidentin shkruan se artistin e njohur ka diskutuar për mbështetjen e artit dhe vlerësimin e merituar të figurave të shquara të skulpturës e pikturës shqiptare, si dhe për nevojën e mbështetjes dhe inkurajimit të artistëve të rinj.

Mesazhi i presidentit Meta në Facebook:

Takimet me artistët janë përherë frymëzuese. E veçantë ishte dhe biseda që zhvillova me skulptorin e mirënjohur, Ermir Grezda, i cili në qendër të veprave të tij ka figurën njerëzore, në veçanti të nënës së dashur e të dhembshur shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndamë ide të vyera për mbështetjen e artit dhe vlerësimin e merituar të figurave të shquara të skulpturës e pikturës shqiptare, si dhe për nevojën e mbështetjes dhe inkurajimit të artistëve të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kënaqësi të merrja dhuratë edhe albumin e veprave të babait të tij, piktorit të mirënjohur me origjinë nga Gjakova, Qamil Grezda. Mirënjohje për të gjithë artistët tanë të cilët na kanë lënë një trashëgimi të pasur kulturore që na bën krenar të gjithëve, por që duhet mbrojtur e promovuar më së miri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?