Presidenti Meta: Mirënjohje qytetarëve të Kavajës që iu bashkuan sot kauzës fisnike të dhurimit të gjakut

Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte sot i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Bashkia e Kavajës në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Presidenti Meta falënderoi kryebashkiakun Redian Krali, qytetarët kavajas dhe në veçanti të rinjtë, për angazhimin e tyre vullnetar për t’iu bashkuar kësaj kauze fisnike dhe veprimtarie humanitare.

“Një falënderim të veçantë kam sot për popullin e Kavajës, për kryetarin e Bashkisë dhe stafin e tij që iu përgjigjën apelit për të dhuruar gjak në këto ditë kur kërkesa për gjak është mjaft e domosdoshme, sidomos nga fëmijët, të cilët vuajnë nga talasemia. Por edhe nga të gjithë të tjerët, që kanë nevojë në mënyrë periodike për gjak”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti shtoi se “solidarizimi me kauzën e dhurimit të gjakut është mjaft e rëndësishme, sidomos në këto ditë të vështira, kur kërkesat janë edhe më të mëdha, për shkak të vështirësive të krijuara nga kufizimet që ekzistojnë në lëvizjen e qytetarëve për shkak të pandemisë. Ndaj edhe ky kontribut jep sot komuniteti dhe Bashkia e Kavajës, është jashtëzakonisht i çmuar. Mirënjohje për qytetarët e mrekullueshëm të Kavajës, të cilët me shumë zemër të madhe erdhën dhe bënë sot këtë akt human!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?