Presidenti Meta në mbështetje të banorëve të Zall Gjocajt: Të ndalet masakra ekologjike! Thirrje prokurorisë të hetojë

Presidenti Ilir Meta mbështet banorët e Zall Gjocajt, të cilët protestuan kundër ndërtimit të një HEC-i në zonën e tyre.

Përmes një reagimi në “Facebook”, kreu i shtetit bëri thirrje që kjo masakër ekologjike të ndalet menjëherë. Mes të tjerash, Presidenti Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë abuzimet flagrante.

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.
Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!
I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.
Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!
25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?