Presidenti Meta në këmbë drejt Komisionit Hetimor
Presidenti Ilir Meta është nisur në këmbë në drejtim të Kuvendit, ku do të dalë para Komisionit Hetimor. Në deklaratën e parë për gazetarët, Kreu i Shtetit tha se do të mbrojë Kushtetutën.
“Presidenca në mbrojtje të Kushtetutës”, tha Meta.
Meta do iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve socialistë lidhur me dekretin e tij për rrëzimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.
Është hera e parë në historinë e Shqipërisë të ngrihet një Komision Hetimor për shkarkimin e presidentit me arsyetimin se ka shkelur Kushtetutën.

KOHA JONË SONDAZH

