Presidenti Meta pret ambasadorin e ri të Sllovenisë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se se gjatë takimit me ambasadorin, Peter Japelj, ka diskutuar mbi marrëdhëniet e mira miqësore dhe rishikimi i mundësive për të rritur investimet mes dy shteteve.
Në vijim postimi i plotë i Metës
Pata kënaqësinë të pres Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri z.Peter Japelj, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë. Evidentuam mundësitë për të rritur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet dy vendeve.

KOHA JONË SONDAZH

