Presidenti Meta pret në zyrë ambasadorët

Pas takimit me krerët e partive politike që ishte planifikuar deri në 13:00, në zyrën e Metës ka mbëritur ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Së bashku me të në takim janë edhe ambasadori britanik, Duncan Norman, ajo e Gjermanisë Susanne Schütz si dhe Christina Vasak ambasadorja e Francës në Shqipëri.
Kreu i shtetit ka patur një axhendë të ngjeshur me takime intensive.

Fillimisht ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha që zhvilloi takim me Metën, ndërsa më pas ishte nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Ndërkohë takime ka patur edhe me aleatët e PD-së.

Aleati i PD-së, Dashamir Shehi tha se presidenti Ilir Meta ka gati një dekret të ri për datën e zgjedhjeve.

SHKARKO APP