Presidenti Meta: Qëndrimi i Venecias, impakt në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë apo diktaturës

Presidenti Ilir Metë dërgoi sot në Komisionin e Venecias për dhënie opinioni lidhur me procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në kërkesën e tij, kreu i shtetit parqet argumente ligjore për shkeljet që ka bërë Kuvend dhe mazhoranca e PS dhe për tentativën për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Duke parashtruar tentativat e PS për të marrë nën kontroll sistemin e drejtësisë, Presidenti Meta shprehet se “investimi i saj 30 vitesh në dobi të shtetit të së drejtës në Shqipëri, nuk duhet të shpërdorohet për qëllime politike të maxhorancës dhe në interes të qëllimit të saj së kapjes së shtetit”.

Presidenti deklaron se “Opinion i Venencias për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, impakt të drejtpërdrejtë në rrugën që do të marrë Shqipëria, drejt demokracisë apo drejt instalimit të diktaturës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kërkesën për Venecian, Presidenti thekson se bllokimi i qëllimshëm i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për për dy vite nga mazhoranca, ka pasur synim nxjerrjen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një nga momentet më evidente tëkeqzbatimit të Reformës në Drejtësi ishte dalja jashtë funksioni të Gjykatës Kushtetuese prej më shumë se 2(dy) vitesh. Kryetari i KED ka shkelur dhe anashkaluar kërkesat e Kushtetutës dhe ligjit duke ndikuar qëllimisht në pamundësinë e emërimeve dhe zgjedhjes në kohën e duhur dhe me cilësinë e kërkuar të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese,e për pasojë duke vonuar që kjo Gjykatë të jetë sa më shpejt funksionale për të marrë vendime dhe t’ijapë zgjidhje një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend”,- thuhet në kërkesën e kreut të shtetit.

Në faktet për qëndrimet jo ligjore të KED, Presidenti ka renditur dhe raportet e Avokatit të Popullit si institucion i pavarur. “ Edhe Avokati i Popullit ka evidentuar se me sjelljen e saj KED ka paracaktuar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se organeve të emërtesës po u kufizohej e drejta e zgjedhjes. Kuvendi i Shqipërisë jo vetëm ka refuzuar bashkëpunimin me Presidentin e Republikës duke shkelur në mënyrë flagrante parimin e luajalitetit kushtetues, në procesin e emërimit të gjyqtarëve të gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese”,- shprehet kreu i shtetit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?