Presidenti Meta shprehet i gatshëm që të shpallë datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur i gatshëm që të shpallë një datë për zgjedhjet e pjesshme lokale. Në ”Syri TV”, Meta tha se ai priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndërmarrë një vendim të tillë. Në një kohë që sipas tij u dha një vendim pa vendim nga kushtetuesja, kreu i shtetit thekson se tashmë i mbetet vullnetit politik të palëve.

”Jam shumë i habitur me përpjekjen për të ngritur pikëpyetje me një vendim plotësisht të arsyeshëm. Përse nuk kam shpallur më përpara zgjedhje të parakohshme? Së pari nuk kam pasur një kërkesë të tillë, por së dyti do të prisja vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 30 Qershorin. Në këto kushte çështja kaloi në vullnetin politik të palëve për bashkitë që nuk kanë kryebashkiakë. Në këto kushte, presidenti do ta merrte këtë vendim.

Vendimi u dha në 4 dhjetor, pasi e patëm të vështirë ta kuptonim këtë vendim. Në 16 dhjetor na erdhi dosja e plotë, për një javë është studiuar. Në Strasburg do ta çoja nëse thonin se zgjedhjet kishin qenë kushtetuese, pasi ka një konvent të të drejtave të njeriut dhe për zgjedhje me 1 kandidatë, pasi ka shumë vende që janë dënuar nga Gjykata e Strasburgut.

Nëse Gjykata thoshte se zgjedhjet ishin anti-kushtetuese dhe unë këtë prisja që në Shqipëri të bëheshin zgjedhje gjithëpërfshirëse, por jo vetëm në disa bashki, por në të gjithë vendin. Kjo nuk ndodhi, dhe me vendimin që dha gjykata Kushtetuese mbeti në vullnetin politik të palëve. Në këto kushte unë po përmbush një detyrim Kushtetues për të shpallur zgjedhjet”.

SHKARKO APP