FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takon drejtuesen dhe delegacionin e Fondacionit “Robert Bosch”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim delegacionin dhe drejtuesen e Fondacionit “Robert Bosch”, Sandra Breka.

Presidenti Meta i garantoi delegacionit se do të bëjë gjithçka për të fuqizuar demokracinë në Shqipëri si e vetmja rrugë që garanton integrimin e plotë në BE.

STATUSI NGA ILIR META
Mirëprita sot në një takim të ngrohtë drejtuesen e Fondacionit “Robert Bosch”, znj.Sandra Breka dhe delegacionin, që e shoqëronte.
Përgëzova kontributin e tyre për promovimin e paqes, stabilitetit dhe shtetit të së drejtës në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe theksova nevojën për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të së ardhmes europiane të popujve dhe qytetarëve tanë.
I garantova se do të bëj gjithçka për promovimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në interes të paqes, sigurisë dhe begatisë të vendeve tona, si dhe fuqizimin e demokracisë në Shqipëri, si e vetmja rrugë që do të garantojë integrimin e plotë në Bashkimin Europian.
Theksova gjithashtu rëndësinë e përqëndrimit në nismat rajonale gjithpërfshirëse, që nuk ngushtojnë hapësirat e bashkëpunimit dhe as rivalizojnë proceset integruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?