Presidenti Meta takon dy ambasadorët e parë të Izraelit në Tiranë
Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Izrael, Presidenti Ilir Meta është takuar dhe me dy ish-ambasadorët e këtij shteti që kanë shërbyer në Tiranë.
Presidenti ka publikuar në Facebook foto me ambasadorët, David Cohen dhe Boaz Rodkin dhe shprehet se përkushtimi i tyre për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve vazhdon edhe pas përfundimit të misionit.
“Kënaqësi të takoja në Jeruzalem dy ambasadorët e parë të Izraelit që shërbyen në Shqipëri, David Cohen dhe Boaz Rodkin. Përkushtimi i tyre për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë vazhdon. Mirënjohje për promovimin që i bëjnë Shqipërisë. ?????”,- shkruan Presidenti Meta.

KOHA JONË SONDAZH

