Presidenti Meta takon ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy
Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ish-Presidentin e Republikës së Francës, Nicolas Sarkozy, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Gjatë takimit, President ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Franca ka dhënë për Shqipërinë.
“Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona. Mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca”,- deklaroi kreu i shtetit gjatë takimit me Sarkozy.
“Kënaqësi të takoja sot ish-Presidentin e Republikës së Francës, z.Nicolas Sarkozy.
Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca.?????”,- shkruan Presidenti Meta në një mesazh në Facebook.
Ish-presidenti i Francës u takua dhe me kryeministrin Edi Rama.