FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takon përfaqësues të shoqërisë civile. Zbulohet për çfarë do të flasin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka një ditë angazhime e takime sot.

Kështu pas takimit që do të zhvillojë me ish-kryeministrin Sali Berisha në kuadër të ngërçit politik, kreu i shtetit do të takohet pasdite me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Mësohet se kryefjalë e takimit do të jetë zbatimi i reformës në drejtësi. Po ashtu bëhet e ditur se takimi është parashikuar që të mbahet në orën 17:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes tyre do jenë edhe përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, i njohur si fondacioni Soros.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se takimi me Berishën do të mbahet sot në ora 12:00. Një ditë më parë, Meta priti në zyrën e tij, ish presidentin Rexhep Meidani, si edhe krerët e partive të opozitës jashtë parlamentit me të cilët diskutoi situatën politike në të cilën ndodhet vendi si edhe i njohu ato me procesin e emërit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?