Presidenti Meta: Të bëjmë gjithçka për t’u garantuar gjakun qytetarëve, që kanë nevojë jetike për të

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, Presidenti Ilir Meta ka ndjekur nga afër seancën vullnetare të dhurimit të gjakut të organizuar nga Shoqata “Për Mbrojtjen e Talasemikëve Shqiptarë”.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta falënderon Aleancën për solidaritetin për këtë kauzë fisnike.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë, ndoqa sot nga afër seancën vullnetare të dhurimit të gjakut të organizuar nga Shoqata “Për Mbrojtjen e Talasemikëve Shqiptarë”, që e falënderoj për solidaritetin e shkëlqyer frymëzues të dëshmuar me kauzën fisnike të dhurimit të gjakut.
Në këtë periudhë të vështirë pandemie, duhet të bëjmë gjithçka për ta mbajtur të qëndrueshëm garantimin e gjakut për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë jetike për të.
‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human. 🇦🇱

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë, ndoqa sot nga afër seancën vullnetare të dhurimit të gjakut të…

Posted by Ilir Meta on Friday, May 7, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?