Presidenti Meta: Urimet më të ngrohta me rastin e festës së bekuar të Krishtlindjes!
Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm mbrëmë në Meshën e Krishtlindjes në Katadralen së Shën Palit.
Presidenti Meta ka publikuar pamjet nga kjo meshë, dhe bashkëngjitur uron edhe një herë shqiptarët me rastin e festës së bekuar të Krishtlindjes.
“I lumtur të merrja pjesë mbrëmë në meshën e organizuar në Katedralen e Shën Palit në Tiranë për të ndarë me besimtarët e krishterë urimet më të ngrohta me rastin e festës së bekuar të Krishtlindjes!”,- shkruan kreu i shtetit në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

