Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë me foton e Xhamisë së Plumbit në Vlorë: Zoti lehtësoftë dhimbjen e çdokujt

Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Teksa ka publikuar një foto nga xhamia e Plumbit në Vlorë, Kreu i Shtetit shkruan se i bashkohet urimit për agjërim të lehtë.

Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam, Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit!

I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!

Swiss Digital Mobile Reklama

NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!”, shkruan Presidenti Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?