Presidenti Meta viziton Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka postuar këtë moment të veçantë nga vizita në Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit, e para vizitë e një Presidenti në këtë institucion kaq të shenjtë.

Kreu i Shtetit, shkruan më tej se është pritur nga Imzot Rrok Gjonlleshaj, me të cilin thotë se biseduan për rëndësinë e jashtëzakonshme që luan besimi në shërbim të bashkëjetesës.

”Shumë i lumtur të vizitoja Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit, ku u prita nga Imzot Rrok Gjonlleshaj, me të cilin biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme dhe universale që luan besimi në shërbim të bashkëjetesës dhe harmonisë sociale’‘,-shkruan Presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Presidenti ka veçuar kontributin e madh që lanë kolosë si Pjetër Bogdani dhe Dom Simon Filipaj. ”Këtu kanë shërbyer shumë kolosë të besimit katolik, në veçanti i madhi Pjetër Bogdani si dhe përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën shqipe, Dom Simon Filipaj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa pak më parë Presidenti Meta vizitoi Katedralen “Shën Pjetrit Apostull” në Tivar. Dhe pas vizitës Presidenti shkroi në Facebook:

I impresionuar nga vizita në Katedralen e mrekullueshme të “Shën Pjetrit Apostull” në qytetin historik të Tivarit, ndërtuar edhe falë bujarisë së diasporës sonë dhe punës së jashtëzakonshme të mjeshtrave të arkitekturës, pikturës, skulpturës e punimit të gurit, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Përgëzova Dom Kelmend Spaçin dhe motrën Luljana Marku për përkushtimin ndaj besimtarëve dhe i falënderova për mikpritjen e ngrohtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?