Presidenti Meta vlerёson Orkestrёn Frymore tё Forcave tё Armatosura: Shembull që duhet të na shërbejë edhe sot

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerёsuar Orkestrёn Frymore tё Forcave tё Armatosura me titullin e lartë “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se “shumë muzikantë morën armët dhe instrumentet muzikore, duke formuar jo vetëm orkestrën e ushtrisë, por edhe një formacion ushtarak, që dha kontributin e tij në luftën për çlirimin e vendit duke përsëritur epopenë e Bandës VATRA: Me pushkë dhe vegël muzikore për atdhenë’.

Postimi i plotë i Presidentit Meta në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pata kënaqësinë të vlerёsoja Orkestrёn Frymore tё Forcave tё Armatosura me titullin e lartë “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në nderim të gjithë veprimtarisë, si formacion unik, interpretuesi dhe prezantuesi më dinjitoz i trinomit -Komb – Flamur – Himn!

Gjatë luftës Nacional Çlirimtare shumë muzikantë morën armët dhe instrumentet muzikore, duke formuar jo vetëm orkestrën e ushtrisë, por edhe një formacion ushtarak, që dha kontributin e tij në luftën për çlirimin e vendit duke përsëritur epopenë e Bandës VATRA: Me pushkë dhe vegël muzikore për atdhenë.

Orkestra Frymore e Ushtrisë apo Bandës së Ushtrisë, pas çlirimit të vendit, ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në pasurimin e aktivitete kulturore e artistike në vend dhe duke dhënë një kontribut të madh, si për krijimin e orkestrës filarmonike shqiptare dhe të Ansamblit të Ushtrisë, ashtu edhe për rritjen cilësore të orkestrave të ndryshme ushtarake.

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura është e vetmja orkestër frymore profesioniste në Shqipëri, pasardhëse e denjë e bandës “Vatra”.

Ky është një shembull frymëzimi që duhet të na shërbejë edhe sot për të rinjtë tanë, për profesionistët apo të gjitha kategoritë e shoqërisë që e duan atdheun, se pavarësisht fushave nga vijnë, mund t’i shërbejnë Shqipërisë, zhvillimit dhe përparimit të popullit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?