Presidenti Meta vlerëson tenorin me famë botërore Placido Domingo me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi tenorin e famshëm botëror, Plácido Domingo Embil me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” “Në nderim dhe mirënjohje ndaj tenorit të jashtëzakonshëm me famë ndërkombëtare, i cili ka shkëlqyer me intepretimet e tij virtuoze në skenat operistike të mbarë botës. Me përulje të thellë për shembullin frymëzues, fisnik dhe artistik, duke na nderuar me praninë dhe interpretimin e tij të paharrueshëm në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës së Baletit dhe Ansamblit Popullor shqiptar.”

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar maestro Domingos, artistëve dhe personaliteteve të artit dhe muzikës të pranishëm në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Meta u shpreh:

“Ceremonia e sotme është një event i veçantë, pasi i kushtohet një prej personaliteteve më të shquara ndërkombëtarisht, një prej ikonave të gjalla të artit dhe muzikës botërore, tenorit të njohur Plácido Domingo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Platoni ka thënë: “Muzika i jep shpirt universit, i jep krahë mendjes, i jep fluturim imagjinatës dhe i jep jetë gjithçkaje.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Maestro Domingo e ka përcjellë këtë atribut dhe mision të muzikës, jo vetëm në skenat më prestigjioze të botës, por edhe për miliona e miliona artdashës anë e mbanë globit.

Publiku është pjesë e jetës sime reale. Atmosfera e teatrit është oksigjeni im.’ – ka thënë maestro Domingo, dhe ky njehsim kaq i fortë midis jetës dhe muzikës është shijuar edhe nga artdashësit shqiptarë, duke admiruar performancat e tij sublime dhe duke u mahnitur me zërin e tij të jashtëzakonshëm.

Ky artist i përmasave të tilla ka shërbyer edhe si frymëzim për sopranot dhe tenorët shqiptarë të cilët kanë nderuar dhe e nderojnë vendin tonë me suksesin e tyre botëror, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, e shumë të tjerë, me të cilët maestro Plácido Domingo ka bashkëpunuar ngushtësisht.

I mahnitshmi Plácido Domingo edhe pas gjashtëdhjetë viteve karriere si tenor, me një repertor prej më shumë se 150 rolesh e mbi 4 mijë shfaqjesh, si një artist i shumanshëm me ndikim të madh në historinë e operës, një dirigjent i mbi 500 veprave dhe administrator operistik i shkëlqyer, vazhdon edhe sot të përçojë mrekullinë e zërit të tij tek artdashësit në mbarë botën.

Ishte një privilegj i veçantë ta kishim këtë ikonë të muzikën edhe në skenën shqiptare e të ndiqej nga afër prej artdashësve tanë.

Është privilegj i veçantë edhe për mua si Presidenti i Republikës që të vlerësoj sot një figurë kaq madhore dhe të rëndësishme të muzikës dhe operës botërore duke i akorduar atij Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Nuk mund të gjenim një Titull më të mirë vlerësimi, që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, i cili vazhdon edhe pas kaq shekujsh të jetë frymëzim për rrugën europiane të Shqipërisë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?