Presidenti Meta zbardh takimin me opozitën e bashkuar: Shembja e paligjshme e teatrit, provokim për demokracinë

Presidenti i Republikës ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me krerët e partive të Opozitës së Bashkuar.

Ky takim u zhvillua sot me kërkesën e kreut të shtetit.

Mësohet se kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur detaje të tjera nga takimi me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI u bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?