Presidenti, Moisiu: Duhet të zgjidhet nga popull
“Kryetari i shtetit është një pozicion që duhet të zgjidhet nga populli dhe jo të kthehet në një figurë me të cilën bëhen pazare politike”.
Kjo është deklarata e ish-Presidentit Alfred Moisiu gjatë një vizite në Shkodër, ku foli edhe për ngërçin e krijuar nga bllokimi i Reformës në Drejtësi. Moisiu e quajti gjithashtu të domosdoshëm kalimin e reformës si një mundësi e rëndësishme për integrimin e vendit tonë.
Nga ana tjetër, ish-Presidenti foli edhe për rëndësinë e rishikimit të Kodit Zgjedhor si një mundësi që shqiptarët të heqin dorë nga partitë politike dhe të vlerësojnë programet më të dobishme për ta.
Këto deklarata të ish-Presidentit Moisiu vijnë në prag të përfundimit të afatit për të miratuar Reformën në Drejtësi si dhe nga nisma legjislative e marrë nga disa deputetë të parlamentit shqiptar, të cilët synojnë miratimin e ligjit të zgjedhjes së Presidentit nga populli.
KOHA JONË SONDAZH

