Presidenti Nishani nis konsultimet për Reformën në Drejtësi

Presidenti Bujar Nishani ka nisur raundin e konsultimeve me konstitucionalistët, ekspertë ligjorë dhe akademikë për ngërçin e Reformës në Drejtësi.

Takimi që po mbahet në Presidencë, ka nisur rreth orës 11:00 dhe janë thirrur mbi 10 konstitucionalistë dhe ekspertë ligjorë.

Në fokus të konsultave është neni 149, pika d e Kushtetutës për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku pritet të gjendet një zgjidhje pas ngërçit të krijuar për hedhjen e shortit për KED. Ky takim ishte paralajmëruar edhe më parë nga Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?