Presidenti Nishani niset drejt Sllovenisë

 

Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet nga homologu i tij slloven, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, të ndjekur më pas nga bisedimet në krye të dy delegacioneve respektive, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare me Kryeministrin slloven, Cerar dhe me Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Brglez.

 

Në kuadër të kësaj vizite të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe ato rajonale, Presidenti Nishani do të marrë pjesë në hapjen e Konferencës së përbashkët të Biznesit Shqiptaro-Slloven si dhe do të mbajë një leksion të hapur në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Ljubljanës.

SHKARKO APP