Presidenti Nishani uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Festën e madhërishme
“Të dashur dhe të nderuar besimtarë myslimanë, Gëzuar Festën e mrekullueshme të Kurban Bajramit! Kështu e nis urimin në këtë ditë të shenjtë për myslimanët Presidenti Bujar Nishani.
Nishani, në fjalët e harmonishme, e quajti këtë ditë një festë madhështore që na sjell në vëmendje Sakrifikimin dhe Dhurimin, dy shtylla nga më të rëndësishmet që
Në kumtimin e tij urues, Presidenti Nishani tha, “Le të jetë kjo ditë e shenjtë, si gjithmonë ka qenë në të kaluarën dhe gjithmonë do jetë në të ardhmen, një ditë kur ai që ka i jep atij që s'ka, i shëndetëshmi mëshiron dhe bën diçka për të sëmurin, i fuqishmi ndihmon të dobëtin, i shoqëruari afron të braktisurin.
Le të jetë kjo ditë gjithashtu një ditë e përqendrimit të vëmendjes së
Me rastin e kësaj feste, jo vetëm të urojmë e të shpresojmë, por edhe të bëjmë çmos me veprime konkrete për të mundësuar që sa më shpejt lodhjen ta shndërrojmë në shplodhje, dyshimin në bindje, dobësinë nëforcë, dasitë në
Të kujtojmë në këtë ditë se, gjithmonë me aporovimin dhe Mëshirën e Zotit pa të cilën nuk është e mundur kurgjë, mirëqenia e madhe shpirtërore dhe materiale e përherëshme e komunitetit përbëhet nga kontributet e përkohëshme dhe sakrificat e një çasti të çdo njeriu.
Nga unë personalisht dhe Institucioni që unë drejtoj, me shumë respekt për Ju të nderuar besimtarë, edhe një herë gëzuar Festën e madhërishme!”, përfundon urimin Nishani.
KOHA JONË SONDAZH

