Presidenti një figurë politike? Bardhi: Nëse pranohet kriteri për të qenë i tillë, e pranojmë
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për akuzat e Rithemelimit mbi zgjedhjen e Presidentit. Ai thotë se nuk mund të ketë dy standarde në gjykim. Bardhi thekson se kriteret mund të diskutohen, por nënvizon se Presidentin duhet ta propozojë opozita dhe në këtë pikë do të insistojnë. Për të nëse pranohet kriteri që Presidenti duhet figurë politike, atëherë ata do ta pranojnë.
Komenti i plotë
Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë Presidentin jemi ne të shitur. Kur Rithemelimi kërkon që opozita të propozojë Presidentin janë opozitë. Sigurisht që deputetët do marrin pjesë në proces.
Nëse ka kërkesa që të jetë nga politika, atëherë PS-ja do thotë nëse duhet nga politika përse duhet filani nga PD-ja dhe jo nga PS-ja. Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë një figurë Presidenti dinjitoz. Por nëse pranohet kriteri për të qenë në politikë, e pranojmë.
Kriteret mund të diskutohen, por një gjë është që ne kërkojmë ta propozojë opozita dhe këtu duhet të qëndrojmë. Ne kemi menduar të jemi korrekt për ti dhënë vendit President dinjitoz.