Presidenti për kryeministrin: Mos përdor emrin SHBA, se mund të keni hetim ndërkombëtar

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili tha nga Kuvendi se presidenti nuk kursen as SHBA, as BE.

“Përsa i përket atyre përallave, mesa dëgjova njërin në parlament s’ mu duk në rregull. Dua t’i them mos i përdor më Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse Kushtetutën e Shqipërisë e kemi bërë me SHBA me BE dhe Komisonin e Venecias, sese përndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar për këtë çështje. Do të ketë ndëshkime ndërkombëtare për këte çështje”, u shpreh Meta

Gjatë fjalës së tij në parlament Rama u shpreh:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të pa lëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme. Prandaj këtë herë unë nuk do merrem me Ilir Metën por me drejtësinë që është ende në ardhje dhe që ende kërkon shumë vullnet shumë durim dhe shumë mbështetje nga ana jonë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?