Presidenti: Po vazhduan si me kushtetuesen, do ta shpërndaj parlamentin
Presidenti nuk tërhiqet nga mbrojtja e kompetencave të tij kushtetuese përballë mafies së Rilindjes.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije për A2 se në takimin me krerët e opozitës jashtëparlamentare, Ilir Meta bisedoi për Gjykatën Kushtetuese dhe Reformën Zgjedhore.
Presidenti ndau shqetësimet me opozitën e bashkuar për atë që po ndodh sipas tij me Gjykatën Kushtetuese dhe kërkoi reagimin e faktorit ndërkombëtar për këtë gjë. Ai kërkoi gjithashtu angazhimin e opozitës për reformën zgjedhore.
Të njëjtat burime shtojnë se Kreu i Shtetit, nuk përjashtoi mundësinë e shpërndarjes së parlamentit nëse vijohet me të njëjtin skenar për Gjykatën Kushtetuese.
Pas opozitës Meta ka planifikuar edhe disa takime mes të tjerash me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish-ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë “Berisha”.
KOHA JONË SONDAZH

