Presidenti publikon raportin e Qendrës Europiane të Drogave, Meta: Kambanë alarmi!
Presidenti Ilir Meta ka publikuar raportin më të fundit të Qendrës Europiane të Drogave i cili paraqet një situatë shqetësuese të Shqipërisë.
Kreu i Shtetit vlerëson se raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.
Po ashtu, Presidenti Ilir Meta kujton se lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit
Reagimi i plotë i Presidentit të Republikës Ilir Meta
Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.
Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.
? RAPORTI I PLOTË:
https://www.emcdda.europa.eu/system/files/publications/13097/EU-Drug-Markets_Covid19-impact_final.pdf
Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit. ????