Presidenti: Shpresoj që Rama të ketë përmbushur kërkesat e Bundestagut
Presidenti Ilir Meta në një intervistë për televizionin “Syri” deklaroi se ishte i kënaqur që kryeministri Edi Rama u prit nga kancelarja Angela Merkel sot në Berlin. Lidhur me negociatat, Presidenti tha se shpresonte që Shqipëria t’i këtë përmbushur gjithë kushtet e Bundestagut për negociatat.
“Jam shumë i lumtur për takimin mes Ramës dhe Merkelit… Gjermania sot nuk e ka një kancelar aq të fortë saç e ka Shqipëria kryeministrin para Parlamentin. Bundestagu e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e saj lidhur me kërkesat. Unë shpresoj që gjithë kërkesat janë realizuar”,- tha Meta
KOHA JONË SONDAZH

