Presidenti Thaçi mandaton sot Kurtin si kryeministër për të krijuar qeverinë
Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës u konstituua, sot Presidenti Hashim Thaçi do t’i japë mandatin fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re.
Mësohet se Thaçi do ta mandatojë sot në orën 11:00 kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, por ky i fundit nuk i ka votat për të formuar qeverinë e re, pasi negociatat me LDK-në e Isa Mustafës dështuan për shkak të pretendimeve për postin e Presidentit.
Pikëpyetje është se çfarë do të ndodhë në vijim, nëse do të ketë tentativa të tjera nga Vetëvendosje për koalicion me LDK-në.
Kreu i LDK, Isa Mustafa thotë se mund të votojë Albin Kurtin për kryeministër, ashtu sikur votoi kryetarin e Kuvendit nga Vetëvendosje dhe më pas partia e tij të dalë në opozitë.
KOHA JONË SONDAZH

