Presidenti uron ministrin italian për BE, Amendola
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi ministrit për Europën në qeverinë e re të Italisë Vincenzo Amendola.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i shtetit shqiptar shprehet se zoti Amendola është një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë europiane.
“Pata kënaqësinë të uroja sot një mik të vjetër prej 25 vitesh @amendolaenzo i cili sapo është betuar si #ministër për #Europën në qeverinë e re të Italisë. @amendolaenzo një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë europiane.?????”, shkruan Meta në Twitter.
KOHA JONË SONDAZH

