Presidenti: Vijojnë procedurat për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë
Kështu, ai fton publikisht subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët e rinj fillon ditën e premte, datë 5 dhjetor 2014 dhe përfundon ditën e hënë, datë 15 dhjetor 2014.
Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:
1- Kërkesë me shkrim;
2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);
3- Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj.
4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).
Shënim: Dokumentacioni i kandidatëve, të cilët plotësonin kushtet ligjore në dy shpalljet e mëparshme për këto dy vende vakante, emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit, është i vlefshëm.