Presidentja e KE poston foton me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Pas mbërritjes në Tiranë, presidentja e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen, ka postuar në Twitter një foto me kryeministrin Edi Rama dhe ka dhënë një mesazh, përmes të cilit thotë se KE i qëndron fort angazhimin për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Von der Leyen shkruan me tej se me përparimin e Reformës në Drejtësi, vendi ynë ka bërë arritje të qarta dhe se BE duhet të bëjë pjesën e vet tani.

E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në Reformën në Drejtësi, Shqipëria ka bërë arritje të qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë pjesën e vet gjithashtu”,– shkruan Von der Leyen.

SHKARKO APP