Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen niset për Kiev
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryediplomati për bllokun, Josep Borrell shkruajnë se janë rrugës për në kryeqytetin ukrainas Kiev.
Von der Leyen postoi një foto të premten në Twitter, ku shihet duke ecur në një tren së bashku me kryeministrin sllovak Eduard Heger, i cili po i bashkohet udhëtimit.
“Presim me padurim për në Kiev”, tha ajo.
Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, postoi gjithashtu një foto të tij dhe Von der Leyen duke u nisur në udhëtimin e tyre.

KOHA JONË SONDAZH

