Presidentja e Kosovës pozon krah Joe Biden! Osmani: Miqësi e përhershme me SHBA
E pranishme në SHBA për javën e takimeve diplomatike të OKB-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë realizuar të enjten fotografi të përbashkët me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”.
Osmani ndodhet në New York ku po zhvillon takime me liderë të vendeve të ndryshme. Ajo është takuar me Biden edhe gjatë ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën në Mbretëri të Bashkuar.