Presidentja Osmani pret ministren Olta Xhaçka: Prioriteti ynë, bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën. Teksa ka ndarë në rrjete sociale foto të takimit miqësor, Osmani shkruan se prioriteti i tyre është bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë.

”Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni. Prandaj sot, në një takim përmbajtësor me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, diskutuam rëndësinë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, mbështetjes së ndërsjellë, si dhe përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave aktuale të sigurisë”,-shkruan Osmani në facebook.

SHKARKO APP