Presidentja sllovene në Kuvendin e Shqipërisë: Bota e mbushur me sfida, e keqja të kundërshtohet
Pas pritjes në Presidencë nga Bajram Begaj, presidentja e Sllovenisë Natasa Pirc Musar ka mbajtur fjalën e saj këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo theksoi se bota është e mbushur me sfida ndërsa dënoi sulmin me armë zjarri kundër presidentit sllovak Robert Fico.
“Nuk mund të mos vërë re se më shumë se 35% e deputeteve të parlamentit tuaj janë gra. Gratë përfaqësojnë më shumë se 80% në parlamentit slloven. Unë jam shumë e nderuar që më keni ftuar të flasë në këtë parlament. Bota në të cilën ne jetojmë është e mbushur me sfida.
Dhuna dhe jo paqja po gjen rrugën kradualisht në komunitetin ndërkombëtar. Në Sllovaki u sulmua demokracia. Këto ngjarje duhet të kuptohen nga një perspektivë e gjerë. Komuniteti ndërkombëtar ndodhet në një kryqëzim mes të mirës dhe të keqes. E keqja duhet të kundërshtohet.
Jetojmë në një kohë krizash globale të rënda, si krizat klimatike. Marrëdhëniet e paqarta mes superfuqive, rritja e pabarazive në zhvillim. Ka vetëm një mënyrë për të përballuar këto sfida, është rruga për zgjidhjen e problemeve globale.
Vendet e vogla janë të dobëta para një kundërshtari të fortë por zëri ynë është më i fortë brenda kuadrit të një korumi shumëpalësh. Nëse dikush e kupton këtë ajo është Shqipëria’,-tha ajo.