Prezantohet Prefekti i ri i Elbasanit, Mazniku: Të përkthejmë investimet infrastrukturore në përmirësim të jetesës

Në ceremoninë e marrjes së detyrës së Prefektit të ri të Qarkut të Elbasanit, Ilir Bejtja, Ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku theksoi se eksperienca e tij do të ndihmojë në koordinimin e punës së të gjithë insitucioneve qëndrore dhe vendore për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të qarkut të Elbasanit.

”Qarku i Elbasanit është në një moment kyç zhvillimor, veçanërisht në një seri projektesh të mëdha infrastrukturore të cilat e ndikojnë qarkun, e vendosin atë jo vetëm gjeografikisht në qendër të Shqipërisë”,-u shpreh Mazniku duke shtuar se: ”Teksa kjo pjesë është duke ndodhur si pasojë e disa investimeve strategjike që po bëhen nga ana e qeverisë, është shumë e nevojshme që të kemi një koordinim shumë më intensiv mes bashkive dhe institucioneve qendrore në qark në mënyrë që të përkthehet nga një zhvillim infrastrukturor, në përmirësimin e jetës së njerëzve në territor në mënyrë të prekshme dhe të përditshme”.

Mazniku tha se me eksperiencën dhe personalitetin e zotit Bejtja është e mundur që të gjitha punët të shkojnë mirë duke nisur që nga zgjedhjet dhe duke vazhduar me punët që ndikojnë në sigurinë publike dhe emergjencave civile.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?