Prifti merret tani në pyetje në policinë e Tiranës

 

Radha eshte sot oper ish -ministri i Energjitikës, Dritan Prifit, që është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t'u marrë në pyetje në lidhje me pretendimet e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho se ai dhe deputeti Tom Doshi qëndrojnë pas një skenari ogurzi që synon destabilizimin e vendit. Prifti dhe Doshi akuzohen nga Braho se po e vënë në zbatim këtë plan duke goditur Kryetarin e Kuvendit, Ili Metën. Për këtë Braho ka vënë në dijeni me anë të një letre Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Prokurorin e Përgjithshë dhe Kreun e SHISH. Sipas tij, Prifti e Tom Doshi kanë tentuar të kërcënojnë dhe kanë patur në plan të marrin peng bashkëshorten e Kastriot Ismailajt për ta detyruar Ismailajn që të implikojë në aferën CEZ – DIA, Ilir Metën. Bashkëshortja e Ismailajt, Vojsava, e ka mohuar këtë version. Po ashtu edhe deptueti Doshi. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?