Prishja e miqësisë së Berishës me Mero Bazen ,sipas ish-kriministrit
Sali Berisha ka dhënë më në fund versionin e tij për prishjen e miqësisë me Mero Bazen. Megjithëse prej 8 vitesh ai vetëm kishte hedhur epitete fyese kundër gazetarit me të cilin ka mbajtur një raport të gjatë, vetëm tani ai ka dhënë versionin e tij të fakteve në një intervistë për Syri.net. Sipas versionit aktual që ka nxjerrë ish kryeministri shkak për të ndarë rrugët mes tyre kanë qenë shitja e gazetës Tema tek biznesmeni Besnik Sulo dhe së dyti futja e shtypshkronjës së kësaj gazete pa doganë.
“Miqësia ka qenë kur ai vinte tek unë, që të jemi realistë. Unë miqtë kollaj nuk i lëshoj. Kurse ai sapo kërkoi të kalonte shtypshkronjën pa doganë i thashë harroje, dhe sapo bëri aktin e larjes së parave i kërkova agjencive respektimin që të bëjnë punën e tyre. Dhe e bëri me çorapen e Partisë, se çorapja Patrisë është Besnik Sula, atij ja shiti, nga 500 mijë tha se ja shiti për 1 mijë dollarë” – ka treguar Berisha.
Por, po ti kthehemi fakteve miqësia e ish kryeministrit me Bazen është prishur shumë më pas sesa këto data që kujton ish kryeministri. Gazeta Tema është shitur në fund të vitit 2005. Po ashtu edhe shtypshkronja e saj është blerë pak kohë më pas. Ndërsa edhe pas këtyre akteve baze ka qenë një njeri i afërt i doktorit. Ai ishte një nga mbështetësit e zjarrtë të fushatës së Sokol Olldashit në Tiranë në 2007 dhe ka vazhduar të jetë mik me Berishën deri në fillim të vitit 2008, sipas njerëzve të PD. E gjithë kjo kronologji e bën tejet të dyshimtë versionin e Berishës.
Aq më të shumë i shton këto dyshime fakti se pasi e vizaton me ngjyra negative Bazen Berisha e ka të vështirë ti përgjigjet pyetjes së gazetarit Peka: “Po kur e njihnit kështu pse e mbanit mik?
“Tani, nuk ka pse më shtrohet mua kjo pyetje, kjo pyetje duhet ti shtrohet Edi Ramës, të cilit i ka botuar dosjen e mjekimit 13 vite, që ka rekrutuar Ramën me dosjen e gjykatës për gjyqin për të njohur të birin, dhe dosjen e klinikës psikiatrike. I ka botuar ai këto dhe tani ai është njeriu më i afërt” – ka thënë Berisha duke iu shmangur pyetjes.(lapsi)
Por e verteta duket se eshte ndryshe nga sa thuhet. Mero Baze ka kerkuar qe te mos vihen disa ministra qe ishin pa influence publike dhe se ka kritikuar qeverisjen, dhe duket se Berishes nuk i ka pelqyer kjo menyre reagimi. Pas prishjes se miqesise Mero Baze iu nenshtrua nje sulmi makaber nga pushteti i Berishes, te cilin e kishte perkrahur te vinte ne pushtet ne vitin 2005, aq me shume qe kishte qendruar prane Saliut ne ditet e veshtira te vitit 1997.