”Prisni se ç’do ndodhë me Martinin”, Berisha publikon audioregjistrimin: Klasa e dinte për th@kën
Gjatë mbledhjes së prindërve me mësuesit në shkollën “Fan Noli” pas vrasjes së 14-vjeçarit, është regjistruar një audio e cila është publikuar nga Sali Berisha.
Në këtë audio dëgjohet një prej prindërve që i drejtohet mësuesve me të cilët po zhvillohet mbledhja, duke thënë se duhet të mbajë përgjegjësi mësuesja që i ka dhënë leje orën e 5-të autorit të dyshuar, edhe pse ishte në dijeni të konfliktit që kishte me Martinin. Sipas prindërit, klasa e dinte për thikën që autori i dyshuar kishte marrë, pasi ua kishte treguar shokëve dhe u kishte thënë “prisni sot se çfarë ka për të ndodhur”.
”Përgjegjësia juaj është që ata fëmijë mos vinin as orën e pestë as orën e gjashtë, që kishin marrë leje siç u përfol nga shkolla. Për atë zyshë duhet të merren masa, dhe për drejtoreshën dhe për oficeren. Kur një fëmijë që po përflitej në gjithë klasën. Ai djalë kishte thënë ‘prisni ju se çfarë do të ndodhë sot’, u ka thënë shokëve të klasës ‘do të vij me një thikë kaq’, ua ka treguar dhe shokëve”, dëgjohet të thotë prindëri.