Priten reshje të dendura shiu, Peleshi: Shkodra e Lezha më të rrezikuarat

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u ka bërë sërish thirrje kryetarëve të bashkive që të marrin masa nëse do të ketë një rast të përkeqësimit të motit. Në një dalje për mediat, Pelsehi tha se sot priten reshje të dendura shiu në Shkodër, Kukës, Lezhë.

Janë në gatishmëri, janë marrë masat. Bashkitë kanë punuar në kohë përpara përmbytjeve të mundshme. Një sasi e jashtëzakonshme reshjesh në disa zona mund të na përballë me emergjenca të pashmangshme dhe duhen marrë masa shtesë pa rrezikuar jetën e qytetarëve

Bazuar në informacionet e dërguar nga IGJEUM, parashikimet për ditët në vazhdim, dhe dot janë si më poshtë. Sot priten reshjet intensive, në Shkodër dhe Kukës. Reshjet në Lezhë dhe Dibër, mesatare në qarqet e tjera. Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Për paralajmërimin e popullsisë, në zonat e Nënshkodrës. Të marrë masa për monitorimin e lumit Bunë e Kir. Kontrollin e argjinaturave të lumenjve dhe digave”, tha Peleshi.

SHKARKO APP