Pritet komisioni për drejtësinë, ambasadorët Lu-Vlahutin në Kryesi

Pritet nisja e mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Në mbledhjen e sotme pritet miratimi nen për nen dhe në terësi i draftit të mazhorancës, i përmbyllur vetëm një ditë më parë.

Në Kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin që do marrin pjesë në mbledhje.

Në mbledhje merr pjesë dhe opozita. Demokratët do të kërkojnë në mbledhje diskutimin e paragrafit 88 opinionit final të Venecias dhe në rast refuzimi nga mazhoranca ata do të largohen nga Komisioni.Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në draft janë reflektuar disa kërkesa të opozitës

Swiss Digital Mobile Reklama

Në draft është  reflektuar kërkesa e opozitës për mos përfshirjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative.

Në draft parashikohet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Dhoma Speciale e  Kualifikimit,  do të zgjidhen pas një përzgjedhjes që do të bëjnë ekspertët ndërkombëtarë dhe Avokati i Popullit dhe kandidatuart e propozuara votohen me 3/5 në Kuvend.

Në draftin përfundimtar, formula me 2/3-t për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë është e pa reflektuar.

Draftin në fjalë opozita nuk e ka pranuar ende si formulë dhe se ndryshimet pritet të reflektohen pas diskutimit në Komision.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?