Pritje madhështore sot në Lazarat për Berishën

Berisha ndodhet në Jug të vendit në takime me qytetarët. Sot në mëngjez ishte në Libohovë, ku u prit nga krejt fshati., Më pas kryetari i PD-së, Sali Berisha, shkoi në Lazarat.

Aty kishin dalë çdo banor i zonës për ta pritur Berishën. Qindra e qindra lazaratas, të djathtë e të majtë, e priten me thirrje duke i kërkuar që ti mbrojë nga dhuna e pushtetit të kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha ndër të tjera i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama duke i thënë se Lazaratin nuk mund ta shpërbëjë askush, teksa tha se do të bëjë gjithçka që aspiratat dhe potencialet e këtij fshati, të kenë prosperitetin që meritojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndjehem krenarë me mbështetjen e secilit prej jush. Po vi këtu nga Libohova dhe një mik i imi atje më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur se Libohovën duhet ta vënë në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare. I them Ramës se Lazarati është  këtu dhe s’ka të forcë në këtë botë që mund ta shpërbëjë. U përpoq diktatura mizore komuniste, por ata përfunduan në kosh, ndërsa Lazarati mbeti, ndaj ideja e vazhdimit  mizor të persekutimit të Lazaratit do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam ardhur për t’u zotuar para jush se me deputeti tuaj, se do bëjmë çdo gjë për ju, për kapacitetin, femrat, që të kenë prosperitetin që meritojnë. Por kam ardhur këtu të dëgjoj zërin tuaj, sugjerimet tuaja, që do jenë pjesë e rëndësishme e programit të PD”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?