Pritje zyrtare në Tiranë/Rama: Mandati në Këshillin e Sigurimit një fitore e shqiptarëve
Në ambientet e Pallatit të Brigadave po mbahet pritja zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Në facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se mandati është një fitore e shqiptarëve. Ceremonia ka bërë bashkë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish-ministra të jashtëm.
”Në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, më përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish-ministra të jashtëm. Mirënjohje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje”,–shkruan Rama.
Ministrja e Punëve të jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur mirënjohje për diplomatët dhe përfaqësuesit e shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje. Kryeministri Rama shihet i veshur me një xhaketë ngjyrë gri, ndërsa Linda Rama me një fund të zi dhe me një bluze të bardhë, kurse ministrja Xhaçka shihet që ka veshur një kostum bardh e zi.
Ceremonia zyrtare vazhdon në Pallatin e Brigadave.