Procesi i 11 shtatorit në Dibër, 57.018 votues

Zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar të bashkisë Dibër, që do të mbahen më 11 shtator, janë për palët politike një test i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Partia Socialiste, e mbështetur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, do të konkurojë në këto zgjedhje me kandidatin Muharrem Rama, ndërsa Partia Demokratike e opozitës do të garojë me kandidatin Sherefedin Shehu, ish-deputet i saj në këtë zonë zgjedhore.

Për zgjedhjet në bashkinë Dibër janë regjistruar zyrtarisht në KQZ dy koalicione, ai i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i drejtuar nga Partia Socialiste dhe koalicioni i djathtë, “Aleanca popullore për Punë dhe Dinjitet”, i drejtuar nga Partia Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partitë që mbështesin kandidatin socialist Muharrem Rama janë 4, ndërsa partitë që mbështesin kandidatin demokrat, Sherefedin Shehu janë 12.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të regjistruar në listat e votuesve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, figurojnë 57.018, ndërsa do të prodhohen 58.158 fletë votimi.

Procesi elektoral në Dibër do të administrohet nga një komision zonal i administrimit zgjedhor (KZAZ), ndërsa janë ngritur 118 qendra votimi.

Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të bashkisë Dibër erdhën pas vendimit të qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, per shkak te publikimit në media të disa pamjeve, ku ai kërkonte favore seksuale nga një vajzë e re, ne kembim te nje vendi pune. Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e tij, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në këtë bashki të madhe në pjesën verilindore të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?