Prof.Kabo: Në Shqipëri korrupsioni ka prekur dhe vetë luftën që po bëhet kundër korrupsionit

Korrupsioni është një nga problemet e Shqipërisë, që u lexuan edhe në raportin e fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Profesor Përparim Kalo, thotë se në vendin tonë korrupsioni ka prekur dhe vetë luftën që po bëhet kundër korrupsionit.

”Besoj në nevojën dhe domosdoshmërinë e një Reforme në Drejtësi. Por kuptimi im mbi reformën, është krejt ndryshe nga ajo që i japin. Reforma në Drejtësi nuk nënkupton ndryshimin e disa strukturave dhe zëvendësimin me disa struktura të tjera.

Pushteti gjyqësor ishte kapur më parë në pak duar, por pas gjithë këtyre ndryshimeve nuk kemi arritur atje ku prisnim të mbërrinim. Sepse në thelbin e reformimit kanë rëndësi njerëzit. Nëse vijnë njerëz të rinj, por me të njëjtën mendësi, atëherë nuk ka reformim”.

Sipas Kabos, ata që bëjnë Reformën në Drejtësi, nuk besojnë as vetë në nevojën e ndryshimit dhe nuk e lidhin ndryshimin me interesat e atdheut.

SHKARKO APP